Ulet numri i testimeve, 33 raste të reja me koronavirus: Qytetet problematike

schedule10:32 - 22 Qershor, 2020

schedule 10:32 - 22 Qershor, 2020

ISHP njoftoi sot për 33 raste të reja me koronavirus në vend duke vijuar kështu shifrat e larta të të prekurve gjatë javëve të fundit në Shqipëri. Rastet e reja sot janë konstatuar nga 239 testime të kryera, një numër shumë i ulët ky krahasuar me ditë e mëparshme, ku numri i testimeve vërtitej në rreth 300 të tilla duke nxjerrë shumë më tepër raste pozitive.

Dje për shembull ku u zbuluan 71 raste pozitive u kryen 327 testime.

28 raste pozitive sot janë në Tiranë, 8 në Shkodër, 1 në Pogradec dhe 1 në Kamzë.

24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1 159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Një ditë më parë, ISHP konfirmoi 71 raste të reja me koronavirus.

Qytetet më problematike janë Tirana, ku gjendet edhe numri më i madh i të prekurve, Shkodra si edhe Kruja.

STATISTIKA

Testime totale 23692
Raste pozitive 1995
Raste të shëruara 1159
Raste Aktive 792
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Durrës 150
Shkodër 133
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 18
Lezhë 14
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 1
Berat 1. /abcnews.al