Kanë dalë rezultatet e analizave për 50-vjeçaren që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në Korçë. Në media u përfol se 50-vjeçarja dyshohej se ishte infektuar me koronavirus pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe për pasojë humbi jetën.
Sakaq, burime për abcnews.al bëjnë me dije se 50-vjeçarja ka rezultuar negative për koronavirusin. Vdekja është shkaktuar nga komplikacionet e gripit. /abcnews.al