Testi për koronavirus i kreut të LSDM-së, Zoran Zaev ka rezultuar negativ. Lajmi është bërë i dituar nga ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, pritet që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje. Ish-kryeministri vendosi të futej në karantinë pas kontaktit që kishte pasur javën e kaluar me një gazetar të infektuar me Covid-19.
Zaev tha sot se gjatë intervistës ishin respektuar masat mbrojtëse si distanca fizike dhe shmangja e kontaktit me gazetarin sipas protokolleve. Ish-kryeministri i RMV shkroi gjithashtu se deri më tani nuk ka pasur simptoma. Ndërkohë, në testin e parë Zaev ka dalë negativ. /abcnews.al