Turqia lëkundet nga tërmet i fortë

schedule14:06 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 14:06 - 5 Dhjetor, 2020

Turqia është lëkundur ditën e sotme nga një tërmet. AFAD njoftoi se tërmeti me madhësi 5.2 u regjistrua  pranë rrethit Gazipaşa të Antalias në orën 15.44 (lokale). Ndërkohë, Observatori Kandilli njoftoi madhësinë e tronditjes si 5.4.

Sipas të dhënave të para tërmeti kishte në një thellësi prej 77.58 kilometrash. Lëkundjet kanë qenë të forta, ndërsa qytetarët kanë dalë jashtë banesave të tyre për shkak të frikës.

Sipas informacionit paraprak nuk raportohem për humbje jete ose të lënduar. Kujtojmë se pak javë më parë qyteti i Izmirit në Turqi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6, ku humbën jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë u plagosën pa shembjes së ndërtesave. g.v/abcnews.al