Një tjetër lëkundje e fortë sizmike është ndjerë pak sekonda më parë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se goditja ishte me magnitudë 4 të shkallës Richter.
Mësohet se epiqendra ishte në Kepin e Rodonit.
Gjatë dy ditëve të fundit Shqipëria është tronditur nga qindra goditje tërmetesh pas atij me magnidutë 6.4 të shkallës Richter që ka shkaktuar 40 të vdekur dhe më tepër se 700 të lënduar. /abcnews.al