Covid-19 mbyll tri zyra në godinën e Rektoratit të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.
Siç mësohet është mbyllur zyra e sektorit të auditit, zyra e seksionit të promovimit akademik dhe kërkimit shkencor si dhe zyra e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.
Lajmi konfirmohet edhe nga vetë rektorati ndërsa gjithçka ka ndodhur pas infektimit me koronavirus të 3 personave, të clët punonin përkatësisht në zyrat e mbyllura.
Mësohet se është kryer dezinfektimi në të tri godinat universitare, ndërsa aktualisht në të gjitha degët e 4 fakulteteve të “Ismail Qemalit” po kryhen konsultimet dhe leksionet për çështjet e trajtuara në mësimin akademik online.
Ndërkohë në fillim të tetorit pritet të zhvillohen provimet e sezonit të vjeshtës, ndërsa regjistrimet e maturantëve për programet e studimit në këtë universitet publik janë në fazën e dytë të tyre.
N.D./abcnews.al