Një anije me 50 emigrantë në bord u fundos 13 milje detare në jug-perëndim të Paksos të Greqisë.
Nga të dhënat e para mësohet se për shkak të fundosjes kanë humbur jetën një numër i madh emigrantësh, ndërsa 21 prej tyre është arritur të shpëtohen nga rojet bregdetare greke.
Ndërkohë, mediat greke raportojnë për 12 të vdekur deri më tani. Mësohet se në orën 9:15 të mëngjesit të sotëm në numrin 112 ka mbërritur një thirrje për ndihmë tek autoritetet greke duke bërë që të fillojë operacioni i shpëtimit.
Në operacion janë përfshin 6 anije ardhur nga porti i Igumenicës, Korfuzi, Paksos dhe Lefkadhas.
Anije luftarake dhe 2 avionë ‘Super Puma’ janë pjesë e mega operacionit.
Ende nuk ka informacion për kombësinë e emigrantëve. /abcnews.al