Tjetër rekord, 154 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:09 - 13 Gusht, 2020

schedule 16:09 - 13 Gusht, 2020

Rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të rriten. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 154 raste të konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit, nga 643 testime të kryera në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Ndërkohë 5 pacientë të cilët merrnin trajtim mjekësor në dy spitalet Covid nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje, konkretisht një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.

Në këto dy spitale vijojnë të jenë të shtruar 114 pacientë të prekur nga koronavirusi, 19 prej të cilave janë në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje.
Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij”, thuhet në apelin e MSH.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)

Testime totale 48319
Raste pozitive 6971
Raste të shëruara 3616
Raste Aktive 3142

Humbje jete 213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1717
Durrës 377
Shkodër 273
Fier 134
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 92
Elbasan 84
Berat 48
Dibër 38
Gjirokastër 31

/m.v. abcnews.al