Humbin jetën 5 persona nga koronavirusi në vend

schedule16:10 - 13 Gusht, 2020

schedule 16:10 - 13 Gusht, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 5 humbje jete nga koronavirusi në dy spitalet Covid, duke e çuar në 213 numrin e viktimave në vend.  Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 154 raste të reja me të infektuar, duke shënuar një rekord të ri.

Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë njoftoi 64 qytetarë të shëruar nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE: Tjetër rekord, 154 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)
Testime totale 48319
Raste pozitive 6971
Raste të shëruara 3616
Raste Aktive 3142
Humbje jete 213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1717
Durrës 377
Shkodër 273
Fier 134
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 92
Elbasan 84
Berat 48
Dibër 38
Gjirokastër 31

/abcnews.al