Formacionet: Tirana pa Ngoo në sulm, Duro zgjedh Ethemin para Gavazajt

schedule17:12 - 21 Shkurt, 2020

schedule 17:12 - 21 Shkurt, 2020

Kukësi dhe Tirana zbresin në fushë prej orës 18:00 në “Air Albania Stadium”. Trajnerët e të dyja ekipeve kanë bërë zgjedhjet e tyre, me Duron që nuk ndryshon shumë në skuadrën e tij, si zakonisht. Gavazaj është i sakrifikuari i sulmit, me Ethemin që luan titullar, ashtu sikurse edhe Rroca në qendër të mesfushës.

Michael Ngoo gjatë kësaj jave ka pasur probleme shëndetësore dhe vetëm një ditë më parë është stërvitur me ekipin. Kështu trajneri Emanuel Egbo ka menduar t’ia besojë sulmin të riut Ernest Muçi, i cili do të mbështetet nga Torassa, Cale dhe Cobbinah.

Mbrojtja te Tirana është e zakonshmja, me Dokën e Hoxhallarin nga krahët, kurse në qendër nga fillimi luajnë Muça dhe Vangjeli. Lika mbron katërkëndëshin, ndërsa në mesfushë Batha dhe Çelhaka ngrenë “digën”.

KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!