Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana infekton Pogradecin, dalin pozitive 3 punonjëse të Konsultorit të Fëmijës

schedule10:53 - 20 Qershor, 2020

schedule 10:53 - 20 Qershor, 2020

ISHP njoftoi sot për 3 raste me koronavirus në Pogradec.

Siç mëson abcnews.al, gjatë ditës së djeshme në këtë qytet janë bërë 7 tamponë, 3 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Mësohet se të trija rastet janë punonjëse të Konsultores së Fëmijës në qytet.

Nga hetimi epidemiologjik, ISHP ka arritur në përfundimin se virusi në Pogradec shkoi nga Tirana pasi njëra nga gratë e infektuara ka takuar vajzën që kishte shkuar atje nga kryeqyteti.

Ndërkohë, vijon marrja e tamponëve për familjarët e të infektuarve me qëllim nxjerrjen e hartës së plotë të të infektuarve në këtë qytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!