Albin Kurti shkarkon Shkëlzen Gashin, tha se UÇK kishte kryer krime

schedule15:21 - 25 Prill, 2020

schedule 15:21 - 25 Prill, 2020

Albin Kurti e ka shkarkuar Shkëlzen Gashin pas deklaratës së bujshme se UÇK kishte kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur me një status në Facebook.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti. /abcnews.al