Teuta dhe Skënderbeu janë gati të zbresin në fushë, ndërkohë që janë mësuar edhe rreshtimet e skuadrave. Durrsakët, që nuk kanë Khalid dhe Kallakun, luajnë ashtu sikurse pritej, me Avdylin që do të luajë në pozicionin e fantazistit, ndërkohë që në sulm Nikac e nisi titullar.
Nga ana tjetër Skënderbeu ka mbrojtjen e zakonshme, me Pollozhanin dhe Ditën në qendër, kurse nga krahët Meksi e Pëllumbi. Daja do të luajë në mesfushë me Essien dhe Gripshin, kurse Bregu e Ndecky do të mbështesin Krasniqin në sulm. /abcnews.al