Pak minuta më parë, opeatori i Abc News ka fiksuar futjen e forcave nga Kosova për të ndihmuar Shqipërinë pas situatës dramatike të shkaktuar nga tërmetet orëve të para të ditës së sotme.
Ardhja e tyre u konfirmua më parë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili theksoi se do t’i qendrojnë kurdo pranë Shqipërisë duke udhëzuar njësitë emergjente që t’i gjenden pranë Shqipërisë.
Sipas të dhënave të fundit deri më tani bilanci është tragjik. 12 persona konfirmohen të vdekur nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa më shumë se 300 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore. /abcnews.al