Tërhiqet vendimi për anulimin e sezonit, Ajax shpreson për titullin

schedule18:26 - 27 Prill, 2020

schedule 18:26 - 27 Prill, 2020

Javën e shkuar, u mor vendimi për anulimin e sezonit në Holandë, me shumë ekipe që dolën kundër vendimit të Federatës. Ajaxit iu mohua titulli kampion, ndërsa ekipet e kreut të Kategorisë së Dytë shpërthyen, pasi iu mohua ngjitja në elitë.

Gjithsesi, ky vendim do të tërhiqet mbrapsht. Kjo pasi ka shpresë për rifillimin e sezonit në fillim të muajit maj, pasi kurba e të prekurve nga Koronavirus, është drejt rënies.

Vetë politikani holandez, Mark Boumans, dha një intervistë sot, ku u shpreh: “Mendoj se vendimi për anulimin do të tërhiqet! Kjo pasi ky vendim, ka bërë më shumë se gjysmën e klubeve të dalin kundër. Ishte një vendim kaotik, i nxituar”, u shpreh Boumans./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!