Vlorë- Një 59-vjeçar ka gjetur tragjikisht vdekjen në Vlorë, pasi ka rënë në korrent.
Mësohet se rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”, Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. e.l/abcnews.al/