Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” ku disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sherri është përshkallëzuar deri në përdorim e armëve prej tyre.
Nuk bëhet me dije nëse ka të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e saj./abcnews.al