Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, çfarë ndodhi në Kombinat?

schedule21:58 - 20 Mars, 2022

schedule 21:58 - 20 Mars, 2022

Mbrëmjen e së dielës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në zonën e Kombinatit në Tiranë. Policia bën me dije se gjatë një përleshjeje me sende të forta mes dy personave, njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër.

Sipas policisë gjatë një zënke me mjete te forta mes E.G 43 vjeç dhe A.Sh 60-vjeç ky i fundit ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër.

Në njoftimin e policisë thuhet se në Kombinat, në rrugën “Llambi Bonata”, te lagjia e romëve, janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, shtetasit Arjan Shtëmbari dhe Edison Gashi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë që konflikti të mos përshkallëzohet.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç.

Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!