Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, plagoset 51-vjeçari, shpallen në kërkim 2 persona

schedule22:27 - 1 Korrik, 2022

schedule 22:27 - 1 Korrik, 2022

Martin Prenga, 51 vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Mirditë, si pasojë e një konflikti të çastit.

Policia bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të Prengës me dy shtetas të tjerë.

Dy autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Për shkak të hetimit, policia nuk ka bërë me dije të dhënat e tjera për identitetin e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!