Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet një numër i madh forcash policore dhe qytetarësh tek lulishtja e zonës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka qëlluar me armë dhe se një person ka mbetur i plagosur.
NJOFTIMI I POLICISË
“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.” /abcnews.al/