Të plagosur një vajzë dhe një djalë, arrestohet autori i dyshuar

schedule12:00 - 10 Prill, 2020

schedule 12:00 - 10 Prill, 2020

Është zbardhur ngjarja e rëndë tek zona e “Xhamllikut” në Tiranë, nga e cila mbetën dy të plagosur.

Drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi për mediat se një nga efektivët e “Shqiponjave” ka ndaluar një person duke i kërkuar lejen e lëvizjes, ndërsa dyshonte se ai mbante diçka në çantë.

Personi i dyshuar u largua me vrap nga polici duke nxjerrë një armë nga çanta, të cilën ia ka drejtuar policit.

Sipas Jaupit, në këtë moment i dyshuari ia ka drejtuar armën efektivit të policisë duke e kërcënuar se do ta qëllonte.

Në këtë moment, polici ka qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi, ndërsa personi dyshuar i ka drejtuar armën sërish nën kërcënimin se do ta qëllonte. Në këtë moment polici ka qëlluar në drejtm të tij duke e plagosur.

Rebani Jaupi:

Dua të informoj opinionin publik për këtë ngjarje që sapo ka ndodhur. Një punonjës policie i cili i ka kërkuar dokumentet e identifikimit një qytetari,  ky i fundit nuk i është përgjigjur. Në këtë moment polici i ka kërkuar qytetarit se çfarë po mbante në çantë, dhe qytetari ka tentuar të largohet, por polici e ka ndjekur nga pas. Polici ka qëlluar në ajër, ndërkohë që qytetari ka nxjerrë armën nga çanta, dhe ja ka drejtuar policit. Në këtë moment polici i ndodhur nën kërcënimin e armës së qytetarit, ka qëlluar në kushtet e mbrojtjes. Nga qitja e pistoletës ka marrë një plumb në këmbë një vajzë që kalonte rastësisht aty.

Kemi të bëjmë me një person të rrezikshëm me precedentë penalë i shpallur në kërkim por që policia do të japë më vonë detaje për këtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!