Sulmet e hakerave, policia: Nuk kanë të bëjnë fare me “MEMEX”, të dhënat nuk janë prekur

schedule14:56 - 3 Tetor, 2022

schedule 14:56 - 3 Tetor, 2022

Mijëra emra të dyshuarish janë publikuar sot  nga hakerat iranianë “Homeland Justice”. Pretendohet se hakerat kanë thyer sistemin MEMEX dhe kanë nxjerrë të dhënat, Emrat, Fotot, 105 mijë personave që kanë pasur probleme me policinë.

Pasi kanë kaluar disa orë që nga këto publikime, policia e shtetit ka dalë në një reagim zyrtarë duke thënë se të dhënat e shpërndara nuk kanë të bëjnë me “MEMEX”. Sipas tyre ky sistem i policisë nuk është prekur.

Deklarata:

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!