Sot është shënuar numri më i madh i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë duke rikthyer alarmin në sistemin shëndetësor të vendit.
ISHP raporton se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 42 raste të reja me koronavirus, ndërsa është rritur ndjeshmë numri i të shtruarve në spitale, ndryshe nga trendi i javëve të fundit.
Aktualisht, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë është 1 341.
Lexo edhe: Rekord të prekurish, situata del jashtë kontrollit në Tiranë dhe Shkodër
Mësohet se numri i pacientëve në spitale ka shkuar në 46 pacientë, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Numri më i lartë i të prekurve janë në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Kamzë.
ISHP njofton se aktualisht në të gjithë vendin janë 327 raste aktive me koronavirus, pjesa më e madhe në Tiranë dhe Shkodër.
Lexo edhe: Shkuan në një varrim, tre raste të reja me koronavirus në Krujë
Gjatë kësaj jave vërehen shifra të larta të të prekurve nga koronavirusi, duke rritur frikën për një valë të dytë të virusit.
Rastet e reja sot
21 raste në Tiranë
9 raste në Shkodër
4 raste në Durrës
3 raste në Krujë
2 raste në Lushnje
1 rast në Berat
1 rast në Pukë
1 rast në Urë Vajgurore
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:
Tiranë 205
Shkodër 38
Krujë 27
Kamëz 19
Durrës 14
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1. /abcnews.al