Gjykim i shkurtuar për “gylenistin”, përfaqësuesi i ambasadës turke në gjykatë

schedule10:23 - 13 Janar, 2020

schedule 10:23 - 13 Janar, 2020

Sot zhvillohet seanca ne Gjykatën penale të Tiranës,  për Selami Shimshek miku i Harun Celik, të dy të kapur me vizë të falsifikuar kanadeze.

Selami Shimshek, në përballjen e tij në Gjykatën e Tiranës ku do të gjykohet në bazë të provave të prokurorisë nën akuzën e falsifikimit të vizës kanadeze me të cilën ai do të tentonte të kalonte kufirin shqiptar.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, Selami Shimshek i ka paraprirë situatës, ndryshe nga Harun Celik i cili u gjykua me procedura të përshpejtuara.

Ndërkohë Selami Shimshek ka tentuar të zgjedhë një proces normal. Selami Shimshek ka treguar përballë grupit hetimor kalvarin e vuajtjeve, dhe mënyrën se si ka ardhur në Tiranë, dhe se si u bë falsifikimi i vizës.

“ABC News” siguroi dëshminë e shtetasit turk Selami Shimshek, i ndaluar në 8 gusht pas ka hyrë nga Kosova në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës.

Mbrojtja e Shimshek ka kërkuar në seancën paraprake gjykim të shkurtuar, kërkesë së cilës i qëndon edhe në seancën e sotme.

Sipas prokurorisë, viza për në Kanada ka qenë e falsifikuar, ndërsa pasaporta e tij turke ka qenë në rregull. Pas marrjes në pyetje ka deklaruar në mënyrë të hollsishme në lidhje me gjithë përgatitjen për pajisjen me vizën fallso.

Ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë. Nga akti i ekspertimit teknik, ka rezultuar se viza është tërësisht e falsifikuar.

Në këto kushte ai është arrestuar për veprën penale të falsifikimit të vizave, ndërsa provat vërtetojnë katërcipërisht se është fajtor.

Prokuroria kërkon që kërkesa të merret parasysh edhe kërkesa e Shimshek për gjykim të shkurtuar. Mbrojtja ndërkohë, nuk ka pretendime për kërkesën e prokurorisë.

Gjykata tashmë ka pranuar zyrtarisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria kërkoi shtyrjen e seancës për një datë tjetër, për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!