Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

schedule16:03 - 19 Maj, 2022

schedule 16:03 - 19 Maj, 2022

Sistemet anti-tank “Javelin” janë ndër më të suksesshmet në botë në luftën tokësore duke rezultuar të jenë edhe tmerri i mjeteve të blinduara ruse tashmë në Ukrainë. Sëfundmi, vendeve që përdorin këto sisteme pritet t’i shtohet edhe Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë.

Ndërkohë që situata është tensionuar në Europë me Rusinë që kërcënon me luftë Perëndimin si edhe Serbinë si mbështetëse të politikave të Putinit në rajon, kjo nismë e Shqipërisë duke të jëtë një lëvizje e fortë në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendit, raporton abcnews.al.

Lufta në Ukrainë, por edhe në Nagorni Karabakh ka treguar se tanket po dalin tashmë nga “moda” duke qënë objektiva që shkatërrohen lehtësisht përmes sistemeve të tilla.

SHBA-të kanë dërguar 5 500 sisteme “Javelin” në Ukrainë, ndërsa kompania synon që të rrisë prodhimin e tyre me 2 200 deri në fund të vitit për shkak të kërkesave të larta.

Çfarë është sistemi “Javelin”

“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara. Mbahet në sup dhe qëllon objektivin në mënyrë automatike pas lëshimit, duke i mundësuar ushtarit që të mbrohet dhe të evitojë kundërsulmet.

Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku objektivi është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur.

Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës. “Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!