Fatmirësisht edhe ditën e sotme shifrat nga COVID-19 në Shqipëri janë shumë të ulëta. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është regjistruar asnjë humbje jete dhe vetëm 3 raste të reja nga 3513 testime, ndërsa 4 qytetarë janë shëruar.
Tre qytetarët e infektuar sot janë dy raste në Vlorë dhe një në Tiranë. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë. Sot janë shëruar 4 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.
Megjithatë pavarësisht numrit të ulët të rasteve ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (2 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3513
Testime totale 812,299
Raste pozitive 132,526
Raste të shëruara 130,018
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 3
Lezhë 2
Berat 2
Fier 1
/Abcnews.al