Një shpërthim ka ndodhur pranë banesës së një 66-vjeçari në Vaun e Dejës. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe se në portën e jashtme të 66-vjeçarit Anton Palushani është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.
Lënda ka plasur e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.
Vijojnë hetimet për zbardhje e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /abcnews.al/