Shoqërohet në polici Endrit Dokle

schedule21:06 - 8 Tetor, 2022

schedule 21:06 - 8 Tetor, 2022

Shoqërohet në polici Endrit Dokle. Burime për ABC bëjnë me dije se Dokle është shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Dyshohet se arsyeja e shoqërimit të tij është se lëvizte me një person të shpallur në kërkim.

Endrit Dokle u lirua në Janar të 2020. ‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë dhe pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka vendosur që të tregohet ‘bujare’ me të duke pranuar kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm, duke ia konvertuar më 25 vite.

Pas konvertimit të dënimit dhe më pas është liruar me kusht 5 vite para se t’i përfundonte dënimi. Vendimi për lirimin e tij është dhënë nga Gjykata e Krujës, ndërkohë prokuroria do të bëjë nesër apelimin për vendimin e Gjykatës.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.  E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

AKUZAT që rënduan mbi Doklen

“Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal. Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.

– “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.

– “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.

– “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve

– “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit Penal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!