Në aksin rrugor Bicaj -Kukës në afërsi të Lagjes Gostil të Kukësit një automjet ka aksidentuar mjaft rëndë një fëmijë E.M., 11 vjeç.
Pas aksidentit, në fillim nga policia u tha se autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Por, në një njoftim të dytë u bë e ditur se 35-vjeçari ishte larguar me një mjet tjetër për ta çuar të miturin në spital.
Pas përpjekjes për ta kuruar në spitalin e Kukësit fëmija është nisur me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë.
Njoftimi nr.1:
Kukës/Informacion paraprak.
Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.
Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmia i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi Nr.2:
Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.
Shtetasi A.H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.
Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, për veprime të mëtejshme proçeduriale. /abcnews.al/