ISHP ka konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 850 numrin total të të prekurve që prej fillimit në të gjithë vendin.
Mësohet se 3 raste janë në Tiranë, 2 raste në Krujë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Fier dhe Kamzë.
Në spitale janë të shtruar 30 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Specialistja e ISHP, Eugena Tomini tha se në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19. Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm.
Tomini tha se këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen.
Statistika
Teste të kryera 10044
Raste pozitive 850
Raste të shëruara 620
Raste Aktive 199
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 62
Shkodër 17
Kamëz 9
Kurbin 4
Fier 4
Elbasan 3
Mirditë 2
Bera 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

