“Ardi Veliu dorëhiqu”, Shkodra sërish në protestë për vrasjen e Klodian Rashës

schedule11:18 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 11:18 - 19 Dhjetor, 2020

Qytetarët në Shkodër i janë rikthyer protestës për vrasjen e Klodian Rashës në efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Të mbledhur në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku po protestojnë për vrasjen e të riut, qytetarët shprehen se sjellja e policisë është e patolerueshme, ndërsa theksojnë se nuk duan t’i shohin fëmijët e tyre të largohen nga vendi.

“Protesta vazhdon sepse drejtësia nuk është çuar deri në fund. Nuk duhet të trembeni. Unë i ftoj në protestë. Ardi Veliu ka përgjegjësi penale. E duhur do të ishte që të kemi mbështetjen e policisë”, u shpreh një nga të rinjtë pjesëmarrës në protestë.

Qytetarët mbajnë pankarta të shumta në duar, ku thonë se nuk do ti tremben asnjë lloj dhune që vjen nga shteti, dhe apelojnë për drejtësi.

“Ma në fund kena ba shtet. Ditën t’tputh  e natën t’vret”, shkruhet në njërën prej pankartave.

 

Kujtojmë se vrasja e të riut shkaktoi protesta në sheshet kryesore  të qyteteve të ndryshme në vend.

“Kur preket jeta përse nuk duhet të jemi në protestë. Nuk kemi ne pse të kemi frikë. Për të ardhmen e fëmijëve do të kërkojmë gjithmonë të drejtën”, shprehet një tjetër qytetare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!