Danielin e rrahën për drogën e vjedhur, ai ekzekutoi: Çfarë zbuloi policia në Malësinë e Madhe

schedule14:15 - 6 Tetor, 2020

schedule 14:15 - 6 Tetor, 2020

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e tre të rinjve më datë 3 tetor në Malësi të Madhe.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se shkak për zhdukjen e të rinjve dyshohet të jetë bërë vjedhja e një sasi kanabisi në zonë.

Daniel Pepaj

Policia e Shkodrës ka dyshime se sasia e kanabisit mund t’i jetë vjedhur 37 vjeçarit Vilson Çutajt.

Në sajë të të dhënave të siguruara në rrugë operative por edhe nga disa sëshmi të marra nga banorë të fshatit, policia ka indicie se Çutaj për të marrë sa më shum informacion se kush ishte autor ka biseduar me Klement Pepajn.

Vilson Cutaj

Ky i fundit i ka pohuar 37 vjeçarit Çutaj se për sasinë e kanabis të vjedhur dyshonte se autor të ketë qenë kushëriri i tij, Daniel Pepaj.

Lexo edhe: Zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe, Hoxha: Ngjarja për parcelat e kanabisin

Për këtë arsye, pak ditë më parë Klement Pepaj e kishte nxjerrë Danielin në pritë duke e çuar në fshatin Bajzës ku më pas ka shkuar edhe Vilson Çutaj.

Ata mendohet ta kenë dhunuar Daniel Pepajn në formë presioni për të mësuar se kush ishin autorët që kishin vjedhur kanabisin dhe më pas e kanë lënë të lirë. Banorët i kanë thënë policisë se pasi është rrahur, dyshohet se Daniel Pepaj ka marrë armën dhe i ka vrarë dy të rinjtë e tjerë duke humbur më pas edhe gjurmët vetë.

Deniel dhe Klement Pepaj sëbashku me Vilson Çutajn u zhdukën pasditen e datës 3 tetor. Dy ditë më pas, vëllai i Vilson Ccutajt i paraqit në polici duke shprehur shqetësim për zhdukjen e vëllait të tij. Ngjarja u njoftua fillimisht nga gazetari i Abc News Artan Hoxha, i cili theksoi se bëhet fjalë për çështje droge. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!