VIDEO/ Sherr me shkopa bejsbolli në Elbasan, plagoset një i ri, dërgohet me urgjencë në spital

schedule19:21 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 19:21 - 5 Dhjetor, 2021

Një sherr me shkopa bejsbolli ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësorë ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të tij. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!