Bashkimi Europian ka reaguar i shqetësuar nga rritja e beftë e prezencës ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën. BE e sheh si një kërcënim të madh numrin e lartë të tankeve ruse në kufi me Ukrainën, ndërsa vendi ndodhet në një luftë civile në pjesën lindore të tij që prej vitit 2014 pasi Rusia aneksoi Krimenë.
?#ALERT?
???? Hundreds of Russian tanks are now parked on the Ukrainian border, as #Russia continues aggressive military build-up on its border with #Ukraine. pic.twitter.com/7mOoMUqkDl— Terror Alarm (@terror_alarm) November 12, 2021
Ndërkohë Sipas AFP, SHBA-të kanë kërkuar shpjegime urgjente nga Rusia për aktivitetin e lartë ushtarak në kufi me Ukrainën.
Russian tanks heading towards Ukrainian border
Location : unknown#Russia#ukraine pic.twitter.com/7RdpKr3PS0
— Cyber_Viper☢️ (@Kaala_Nag) November 11, 2021
Gjithçka ndodh pasi Ukraina bleu disa dronë të armatosur nga Turqia dhe me ta sulmoi disa pozicione ushtarake të rrebelëve pro-rus në lindje të vendit. Ky veprim shkaktoi reagimin e fortë të Rusisë, të cilët akuzuan Ukrainën për shkelje të armëpushimit, ndërsa Kievi shpjegoi se pro-rusët kishin sulmuar të parët. /abcnews.al