Rriten rastet e reja me COVID, shënohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule18:42 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 18:42 - 14 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një rritje e lehtë e rasteve të reja me COVID. Nga 3279 testime, janë konfirmuar pozitivë 376 raste të reja.

Janë 5528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki:  151 në Tiranë, 26 në Fier, 22 në Durrës, nga 12 qytetarë në Vlorë, Përmet, 11 në Berat, 10 në Elbasan, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Kavajë, Sarandë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, Shkodër, nga 6 qytetarë në Devoll, Korçë, Kamëz, nga 4 qytetarë në Kukës, Patos, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Këlcyrë, Rrogozhinë, Krujë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Dimal, Maliq, Divjakë, Tropojë.

 “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.  Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (14 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 376
Të shëruar në 24 orë 193
Të shtruar në spitale 141
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3279

Testime totale 1,425,987
Raste pozitive 204,301
Raste të shëruara 195,629
Raste Aktive 5528
Humbje jete 3,144

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2596
Fier 642
Gjirokastër 535
Shkodër 382
Durrës 333
Elbasan 257
Berat 244
Vlorë 202
Lezhë 122
Korçë 114
Kukës 53
Dibër 48

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!