Policia njofton një konferencë urgjente për shtyp. Ky njoftim vjen menjëherë pas një aksioni të zhvilluar në Durrës ku janë arrestuar 15 persona mes tyre edhe dy vëllezërit Beqiraj që u përfshinë në një incident në aksin Tiranë – Durrës.
Të paktën 15 persona kanë rënë në pranga në operacionin e policisë. Burime bëjnë të ditur se të arrestuarit dyshohet të jenë pjesë e një grupi kriminal dhe akuzohen për vepra të ndryshme penale e deri tek vrasjet me pagesë.
Momentalisht nuk ka detaje të tjera për këto arrestime.
/abcnews.al/