Partizani dhe Kukësi janë gati të zbresin ën fushë. Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur për formacionet. Trajneri Franco Lerda i është rikthyer skemës me tre mbrojtës, teksa Bitri e nis si titullar. Mala këtë herë nuk do të luajë në linjën e djathtë.
Idrizaj është rritur fizikish dhe është përzgjedhur titullar. Telushi nuk luan për shkak dëmtimi, ndërkohë që në sulm janë Çinari dhe Bardhi. Asani është i sakrifikuari në sulm. Cordeiro e Broja, së bashku me Malën, plotësojnë treshën e mesfushës.
Trajneri Shpëtim Duro ka bërë vetëm një ndryshim në emra nga ndeshja e fundit me Luftëtarin, ndërkohë që skema ka kaluar në 4-3-3 e zakonshmen. Maliki ka zënë vendin e Ethemit dhe do të luajë si mbrojtës i djathtë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 10
E hënë, më 28 tetor, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tirana
PARTIZANI-KUKËSI
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Mala, Broja, Cordeiro, Çinari, Bardhi. Trajner: Franco Lerda
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro
/abcnews.al