E marta e zezë! Rekord të vdekurish nga koronavirusi në Shqipëri

schedule17:08 - 27 Tetor, 2020

schedule 17:08 - 27 Tetor, 2020

Si asnjëherë më parë në 24 orët e fundit është shënuar një rekord viktimash nga koronavirusi në Shqipëri. Ditën e sotme 7 pacientë kanë humbur jetën nga sëmundja.  Një numër i tillë nuk ishte regjistruar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti në vendin tonë. Numri  më i lartë i fataliteteve ka qenë gjashtë brenda 24 orëve, ndërsa rekordi edhe thyer sot duke e thyer në një të martë të zezë.

Rastet ditore janë sërish të larta, 284 në 24 orët e fundit nga 1278 testime që janë bërë në të gjithë vendin. Ndërkohë që gjithashtu është rritur numri i pacientëve në spital, sot ka pasur 5 shtrime më shumë duke e çuar numrin në total të atyre që po marrin mjekim në te Infektivi dhe Sanatoriumi në 285. Të shëruarit sot janë 103.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. “Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar. Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.  Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”.

Raste të reja ditore            284
Të shëruar ne 24 orë         103
Të shtruar në spitale          285
Humbje jete në 24 orë       7
Testime ditore                     1278
Testime totale                     119,607
Raste pozitive                      19,729
Raste të shëruara               10,808
Raste Aktive                         8,434
Humbje jete                         487

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!