Rekord të shëruarish nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit

schedule15:38 - 1 Tetor, 2020

schedule 15:38 - 1 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit janë shëruar 230 pacientë të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar në 8077./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!