Rritje alarmante, mbi 650 raste me COVID dhe 2 humbje jete, Manastirliu: Vaksinohuni

schedule17:18 - 21 Gusht, 2021

schedule 17:18 - 21 Gusht, 2021

Si asnjëherë më parë në muajt e fundit sot në Shqipëri janë shënuar 658 raste të reja me COVID-19 nga 6527 testime, 2 humbje jete dhe 142 të shëruar. E ndërsa numri vjen çdo ditë në rritje, rastet e reja sot janë zbuluar në këto bashki: 217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cerrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.

Viktimat janë një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një 84 vjeç nga Durrësi. Janë shëruar 142 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,184 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë, numri sa vjen dhe rritet cdo ditë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u kërkon qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin nga virusi. “Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.
Vendos maskën
Ruaj distancën
Laj duart
Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv
Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin” shkruan ministrja.

Statistika (21 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 658
Të shëruar në 24 orë 142
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6527

Testime totale 992,232
Raste pozitive 138,790
Raste të shëruara 131,184
Raste Aktive 5129
Humbje jete 2,477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1977
Shkodër 843
Vlorë 482
Fier 436
Durrës 305
Elbasan 251
Lezhë 238
Berat 177
Gjirokastër 157
Korçë 106
Kukës 92
Dibër 65

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!