Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 522 raste pozitive për Covid-19.
Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3030 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar 290 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 17 në Durrës, Lushnje, 14 në Vlorë, Gjirokastër, 12 në Sarandë, 9 në Devoll, 7 në Gramsh, Librazhd, Prrenjas, 6 në Delvinë, 5 në Mirditë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Peqin, 4 në Kurbin, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, 3 në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Libohovë, Kolonjë, Berat, 2 në Patos, Përmet, Memaliaj, Poliçan, 1 në Shkodër, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull.
Aktualisht janë 18,757 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Kurse, në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar
Në 24 orët e fundit ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga nga Tirana 88 vjeç.
Janë shëruar 2,259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Janar 2022)
Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 2,259
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3030
Testime totale 1,665,947
Raste pozitive 258,543
Raste të shëruara 236,440
Raste Aktive 18,757
Humbje jete 3,346
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968
Durrës 850
Berat 842
Korçë 749
Lezhë 718
Kukës 299
Dibër 156 /abcnews.al/