Regjistrohen 234 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule16:59 - 13 Prill, 2021

schedule 16:59 - 13 Prill, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 234 raste të reja me koronavirus nga 2,862 testime të kryera. Në përditësimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur gjithashtu se si pasojë e virusit humbën jetën edhe pesë qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Kurse, jetën e humbën,  3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 – 85 vjeç.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore 234
Të shëruar në 24 orë 634
Të shtruar në spitale 192
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2862

Testime totale 594,452
Raste pozitive 128,752
Raste të shëruara 98,903
Raste Aktive 27,523
Humbje jete 2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19673
Fier 2361
Durrës 1161
Gjirokastër 1122
Shkodër 932
Korçë 726
Vlorë 572
Dibër 341
Kukës 315
Elbasan 215
Berat 56
Lezhë 49  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!