Rama zbardh takimin me zyrtaren e DASH

schedule12:01 - 29 Prill, 2022

schedule 12:01 - 29 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me zëvendës ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se me zyrtaren e DASH diskutuan gjatë për ecurinë e reformave, forcimin e drejtësisë, çështjen e integrimit dhe Ballkanin e Hapur. Po ashtu, kryeministri thekson se Donfried i ka shprehur konsideratat për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si dhe në rajon.

“Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried?????

Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur?

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse?”, shkruan Rama.

Kryeministri i ka dhuruar zyrtares së DASH një çantë prej tekstili me motive tradicionale shqiptare.

Zyrtarja e lartë amerikane u takua gjithashtu sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se ka marrë mbështetje për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme pro amerikane.

Takimi i Donfried me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët janë në linjën amerikane vjen një ditë para Kuvendit të PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Zyrtarja e SHBA shmangu sot selinë blu, në të cilën janë vendosur simbolet e “Komisionit ë Rithemelimit”, pasi këta të fundit u certifikuan nga Gjykata e Tiranës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!