Tre krerët e grupeve të opozitës parlamentare do të takohen me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kuvendit.
Gazetarja Esiona Konomi raporton se takimi do të mbahët në orën 19:00 të pasdites së sotme.
LEXO EDHE: Rama ironizon deputetët e opozitës së re: S’dolën nga materniteti i Ballës, i zgjodhi Basha
Opozita parlamentare ka kërkuar takim me kreun e qeverisë Edi Rama për të diskutuar mbi marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Ata janë shprehur se nuk do të votojnë reformën në Kuvend, nëse nuk merren parasysh kushtet e tyre për lista të hapura dhe votën e emigrantëve./abcnews.al