Rama për situatën në Ballsh: Pa u ndalur greva s’do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!

schedule17:59 - 21 Tetor, 2020

schedule 17:59 - 21 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën në Ballsh. Në një postim në rrjetet sociale Rama shprehet se ndjen keqardhje që greva e naftëtareve nuk është ndalur ende.

Sipas tij pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim.

Kreu i qeverisë shton më tej se është gabuar ideja për ti faturuar qeverisë kusuret e një kompanie private, siç e quan ai. Në fund të mesazhit të tij kryeministri bën dhe njëherë thirrje që të ndalet greva dhe të bisedojnë vëllazërisht.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, shkruan Rama.

Punonjëset gra të rafinerisë së naftës në Ballsh prej shtatë ditësh vijojnë grevën e urisë, ndërsa zëvendësuan punonjësit burra, pasi këta të fundit qëndruan në grevë dy javë. Ata kërkojnë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës. g.v/abcnews.al