Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e së mërkurës tek Presidenca. ABC mëson e kreu i qeverisë bashkë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi do të ketë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Sipas burimeve të ABC, mësohet se në fokus të bisedimeve janë çështje të sigurisë.
Takimi mbahet në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku bëhet raportim dhe koordinim për disa stërvitje të NATO-s në vendin tonë. sb/abcnews.al/