Rama njofton hapjen e shërbimit taksi javën e ardhshme, si do të ulet pasagjeri

schedule13:26 - 20 Prill, 2020

schedule 13:26 - 20 Prill, 2020

Kryeministri Rama ashtu sic paralajmëroi më herët njoftoi ditën e sotme hapjen e disa bizneseve dhe aktiviteteve pas izolimit nga koronavirusi.

Një nga këto aktivitet është edhe shërbimi taksi.

Sipas Kryeministrit shërbimi taksi do të rifillojë aktivitetin por me disa kushte specifike.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/626468261240532/

“Javën e ardhshme do të jetë edhe protokolli specifik për shërbimin taksi, me vetëm një persona brenda në diagonal me shoferin. Qoftë taksitë qoftë një pjesë e konsiderueshme që janë hapur apo që do hapen javën e ardhshme përmbajnë specifikisht një numër jo të vogël punonjësish përfshirë edhe taksitë janë përfitues të pagës së luftës. Pavarësisht faktit të hapjes çfarë është dhënë nuk do të kthehet mbrapsht”, tha Kryeministri.

Ndërkohë kryeministri gjithashtu njoftoi se të gjithë këto aktivitete që do të hapen dhe do të kenë mundësinë për të ushtruar aktivitetin e tyre do të kontrollohen nga një njësi Task Force Anti-Covid e cila do të vendoset pranë këtyre aktiviteteve për të kontrolluar zbatimin e protokollit.

“Brenda javës ngrejmë një Task-Forcë Anti-COVID-19. Bërthama do të jetë në kryeministri, e më pas rajonale, bashkiake dhe në territoret që do të ndjekin nga afër përmbushjen e standardeve për të gjithë ata që hapin bizneset. Në këto kushte, po punojmë për të vendosur pranë bizneseve protokollin e kuq, të verdhë dhe jeshil. Në të gjitha bizneset me protokollin e kuq, ne do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë zbatimin pikë për pikë të protokollit, që të mos ketë më asnjë pronar dhe sipërmarrës që duke mos zbatuar siç duhet standardet të rrezikojë shëndetin e njerëzve. Task-Forca do të përfshijë edhe pushtetin vendor”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!