Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë Kievin, kush është lideri tjetër i Ballkanit që do t’i shoqërojë

schedule13:15 - 13 Qershor, 2022

schedule 13:15 - 13 Qershor, 2022

Kryeministri Rama do të jetë një nga liderët e parë të Ballkanit Perëndimor, i cili do të vizitojë Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt.

Lajmi bëhet me dije nga Vijesti,  teksa njofton se kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të vizituar Kievin.

Në një bisedë telefonike të enjten, Zelensky e ftoi Abazovic të vizitojë Kievin, shkruan Vijesti.

Ditën e djeshme , zyra e kryeministrit të Malit të Zi njoftoi se abazoviç e pranoi ftesësn.

“Siç ka paralajmëruar, Abazovic do të nisë një vizitë në Kiev, në mënyrë që të dërgojë një mesazh më të fortë dhe unik të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës.”

Sipas “Vijesti”, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski e kanë pranuar idenë e Abazoviqit dhe mbetet të bihet dakord për një datë.

Në një bisedë me Zelenskin, Abazovic theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

“Ai theksoi se vlerat evropiane të lirisë dhe e drejta për zgjedhjen e dikujt mbrohen sot jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe se Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Abazovic tha gjithashtu se shpreson që Ukraina të marrë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE dhe se Mali i Zi, si lider në procesin e negociatave, është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike.

Gjatë bisedës telefonike, Zelenski e informoi kryeministrin për numrin e refugjatëve ukrainas që ka pranuar Mali i Zi dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për dy për qind të popullsisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!