Radha kilometrike në Kakavijë, dy të moshuar dërgohen urgjent në spital

schedule11:23 - 14 Gusht, 2020

schedule 11:23 - 14 Gusht, 2020

Dy të moshuar në Kakavijë, në pritje për të kaluar kufirin janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në Kakavijë situata është kaotike për shkak të radhëve të gjata që janë krijuar prej ditësh.

Lexo edhe: Radhë kilometrike dhe njerëz të sëmurë në Kakavijë, qytetarëve iu sos durimi

Qytetarët shqiptarë janë në pritje për të kaluar në Greqi. Mësohet se nga pala greke nuk po punohet me kapacitet të plotë. Po ashtu temperaturat e larta vështirësojnë më shumë pritjen e tyre.

Ndërkohë aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar. Sakaq Ministria e Jashtme tha për abcnews.al  se kanë kontaktuar me palën greke dhe është konstatuar se vonesat nuk shkaktohen nga policia, po prej autoriteteve shëndetësore.

Lexo edhe: Kaosi në Kakavijë, MPJ për Abc News: Nuk po i vonon policia, por bërja e tamponëve

Ndër të tjera Ministria bën me dije se gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ,ora shqiptare.

Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ka fluks të shtuar dhe qytetarët janë detyruar të presin me orë në radhë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!