Kryeministri Rama reagon pas protestës së stafit mjekësor në spitalin Lezhë.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Rama thotë se do të paguhen me 1000 euro mjekët e Infermierët në vijën e zjarrit.
Më tëj Rama thekson se nxitja nga jashtë e kërkesave për shpërblime nuk do të justifikohet në vijim.
Statusi i plotë i Ramës:
“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!
Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”, shkruan Rama./abcnews.al


